Prishtinë, 05.04.2026 16:35
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Aca Dejanoviqit nga Gërnçari, i cili u arrestua nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës në afërsi të Kaçanikut. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Nikola Todoroviq.
Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale e Kosovës i ka paraqitur Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e paraburgimit, duke u bazuar në, siç thuhet, “dyshimin e arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale ‘krim lufte kundër popullsisë civile’ gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe në fshatrat përreth të komunës së Kaçanikut”.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës, Nikola Todoroviq, ka deklaruar për mediat se kërkesa e prokurorisë është e pabazuar, duke kundërshtuar edhe pretendimet për rrezikun e arratisjes apo ndikimit mbi dëshmitarët. Ai ka theksuar se mbrojtja disponon argumente dhe prova që, sipas tij, rrëzojnë dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e klientit të tij në veprën penale.
“Prokuroria pretendon se ekzistojnë dyshime të bazuara, por ne jemi të bindur se një gjë e tillë nuk qëndron. Këtë e kemi paraqitur edhe para gjykatës, duke ofruar prova dhe fakte të qarta se i pandehuri nuk ka qenë i pranishëm në vendin ku pretendohet se ka ndodhur ngjarja”, ka deklaruar Todoroviq.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave