Prishtinë, 05.04.2026 14:15
Prokuroria Speciale ka kërkuar nga gjykata që të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin A.D., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999 në fshatin Ivajë dhe zonat përreth në Komunën e Kaçanikut.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, në cilësinë e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në Ferizaj dhe si polic trafiku në rajonin e Kaçanikut, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga forcat policore dhe ushtarake serbe, më 9 mars 1999 kishte marrë pjesë në një aksion të organizuar kundër popullsisë civile shqiptare.
Gjatë këtij aksioni, banorët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas ishin djegur dhe shkatërruar.
Tutje, bëhet e ditur se rreth 400 civilë – burra, gra, pleq dhe fëmijë – ishin grumbulluar, ndërsa 91 burra ishin ndarë nga ta dhe dërguar në stacionin policor në Kaçanik. Nga ky grup, 13 civilë ishin ndaluar për marrje në pyetje dhe, sipas Prokurorisë, ishin rrahur dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore nga i dyshuari, duke pësuar lëndime të rënda trupore dhe psikike.
Ndërkohë, Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes në pronën e të dyshuarit janë sekuestruar armë si dhe një uniformë e MUP-it.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave