Prishtinë, 17 Korrik 2025
FMN-ja dhe Banka Botërore heqin Kosovën nga lista e shteteve në konflikt dhe brishtësi.
Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka hequr Kosovën nga lista e vendeve në situata të brishtësisë dhe konfliktit. Edhe Banka Botërore kishte marrë një vendim të tillë më 9 korrik 2025.
BQK shprehu mirënjohje ndaj FMN-së, duke e cilësuar këtë si njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës.
Në listën e FMN-së mbeten vende si Afganistani, Siria, Ukraina, Sudani, Somalia e shumë shtete afrikane dhe aziatike të përfshira në konflikte ose me brishtësi të lartë institucionale.
Sipas BQK-së, ky vendim pasqyron forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetin makroekonomik dhe sundimin e ligjit në Kosovë, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit me partnerët ndërkombëtarë.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari