Prishtinë, 17 korrik 2025
Bojan Jevtiq, zyrtar policor në Policinë e Kosovës, është arrestuar sot në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të spiunazhit.
Jevtiq, i cili mbante njëkohësisht pozitën e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave policore në pjesën veriore të vendit, ka qenë nën hetim dhe mbikëqyrje prej një kohe të gjatë nga autoritetet kompetente.
Sipas njoftimeve mediatike, ai dyshohet për bashkëpunim me struktura të sigurisë së Serbisë dhe për rrjedhje të informatave të ndjeshme me karakter të sigurisë kombëtare.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rastin.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit