Prishtinë 04 Prill 2026 12:49
Sot u shënua 27-vjetori i një prej masakrave më të rënda të kryera nga forcat serbe, ku u vranë dhe u masakruan 86 qytetarë nga komunat e Klinës, Malishevës dhe Gjakovës.
Në këtë përvjetor te pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve lokale, qendrore, te partive politike dhe familjar te martirëve të cilët vendosen buqeta me lule, në memorialin ku janë gdhendur emrat e 86 martirëve te kësaj masakre.
Ndryshe, më 2 prill 1999 Kralani ishte pushatuar nga serbët, të cilët gratë dhe fëmijët që gjendeshin në fshat i kishin urdhëruar që ta vazhdonin rrugën drejt Gjakovës, për t’u larguar më pastaj për në Shqipëri. Shumë prej këtyre grave, të intervistuara më pas në Shqipëri kishin deklaruar se gjatë rrugës për në kufi, serbët ua kishin marrë arin dhe sendet e tjera me vlerë, si dhe i kishin ngacmuar dhe kërcënuar se do t’i përdhunonin dhe vrisnin. Këto dëshmi pasqyrojnë brutalitetin dhe terrorin e që është ushtruar ndaj civilëve të pafajshëm.
Ndërkaq, sipas burimeve të arkivit të Institutit i Krimeve të Kryera të Luftës qindra burra shqiptarë, ishin ndaluar nga serbët dhe ishin detyruar të zhvishen dhe të qëndrojnë me kokën poshtë. Ata ishin mbajtur gjatë natës në kushte të rënda, pa ujë dhe pa ushqim, duke u ekspozuar në shi dhe nën mundime të tjera fizike dhe psikologjike.
Ka pasur disa raste kur prindërit kishin kërkuar nga serbët që t’i ndalonin ata dhe të lironin të bijtë e tyre. Një rast i tillë ishte ai i Din Halilaj, i cili kërkoi nga serbët që ta ndërronte me të birin. Fatkeqësisht, për të dy, si për Dinin ashtu edhe për djalin e tij, ende nuk dihet asgjë, pasi ata janë të zhdukur. Kjo ngjarje është një tjetër dëshmi e tmerrit dhe dhunës që ka përjetuar populli shqiptar gjatë periudhës së luftës, dhe ka lënë pas një numër të madh të të zhdukurve dhe viktimash të pafajshme.
Hysen Krasniqi ishte i vetmi i mbijetuar i kësaj masakre.
Sipas burimeve të arkivit të Institutit i Krimeve të Kryera të Luftës, serbët gjatë luftës kanë vrarë e masakruar një numër të madh të civilëve pa kursyer moshën e as gjininë, 95% e të vrarëve në masakrën e Kralanit kanë qenë burra, kurse 5 % kanë qenë gra.

Bie nga sistemi blloku A4
Kurti për Masakrën e Rezallës: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi në Kosovë
Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për Aca Dejanoviqin, i dyshuar për krime lufte
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga të gjitha akuzat
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë
Kosova në Konferencën shkencore të Sorbonës mbi kampet dhe gjenocidet
Islami: Alarmi për eksploziv pranë gazsjellësit, spektakël politik i Vuçiqit dhe Orbanit