Prishtinë, 02.04.2026 19:11
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë në Kosovë po vazhdon me intensitet të shtuar, pas themelimit të një komisioni ad hoc për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve.
Sipas ministrisë, ky komision është krijuar për të verifikuar njehsorët e qytetarëve që kanë paraqitur ankesa në Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit. Verifikimet e para laboratorike janë realizuar në Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, ku janë identifikuar disa çështje teknike.
Po ashtu, nga kontrolli është konstatuar se nuk ka pasur ndërhyrje fizike në pajisje.
“Është konstatuar se bllombat kanë qenë të paprekura dhe pa dëmtime.”
Ministria ka bërë të ditur se pas finalizimit të raportit përfundimtar, do t’i drejtohet Zyra e Rregullatorit për Energji për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në përputhje me gjetjet.
Ndërkohë, bazuar në Ligjin nr. 06/L-037, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pritet të vendosë masa ndëshkuese ndaj KEDS për rastet që lidhen me skadimin e afatit të vlefshmërisë së njehsorëve.
Sa i përket ankesave, ministria ka bërë të ditur se deri më 30 mars 2026 nuk ishte regjistruar asnjë ankesë, ndërsa pas themelimit të komisionit, vetëm në dy ditët e fundit janë pranuar 209 ankesa, të cilat tashmë janë në proces verifikimi.
“MINTI mbetet e përkushtuar të trajtojë çdo ankesë të konsumatorit, të bazuar në fakte, dhe në përputhje me gjetjet e verifikimit do të ndërmarrë masa ligjore.”
Në fund, qytetarët janë ftuar që të paraqesin ankesat e tyre përmes emailit zyrtar, duke përfshirë të dhënat e kontaktit për një trajtim sa më efikas të rasteve.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë