Prishtinë, 02.04.2026 07:05
Në ambientet e Termocentrali “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) u mbajt ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura dhe një objekti për magazinimin e kimikateve, në kuadër të projektit “Përmirësimi i cilësisë së ujit të lumit Sitnica përmes ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në TC “Kosova B”.
Projekti do të mbështesë ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura dhe një objekti për magazinimin e kimikateve në Termocentrali “Kosova B”, si pjesë e një sistemi të integruar të projektuar për operim të sigurt, të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Me këtë rast, Ministrja Artane Rizvanolli theksoi se ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë, duke reflektuar angazhimin e përbashkët të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë për zhvillim të qëndrueshëm.
“Ky projekt përputhet plotësisht me prioritetet tona sektoriale për forcimin e infrastrukturës energjetike publike si një shtyllë kyçe e sigurisë së furnizimit me energji. Prioriteti ynë nuk ka qenë vetëm ruajtja e kapaciteteve gjeneruese, por përmirësimi i tyre duke i bërë më të besueshme, më efiçiente dhe në përputhje me standardet mjedisore”, ka thënë ajo, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Përveç Ministres Rizvanolli, në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë vendës dhe ndërkombëtarë, përfshirë Fitore Pacolli Dalipi, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Bashkimin Evropian, si dhe përfaqësues të Korporata Energjetike e Kosovës dhe Zyrta e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Gjatë aktivitetit, u prezantuan objektivat, rezultatet e pritshme dhe ndikimi i projektit, të cilat përfshijënë krijimin e një sistemi sistem më të plotë dhe më të besueshëm për menaxhimin e rrjedhave të ndryshme të ujërave të ndotura, përfshirë ujërat industriale, ujërat me përmbajtje vajrash, ujërat e ndikuara nga kimikatet, rrjedhjet nga zonat e depozitimit të qymyrit, ujërat atmosferike dhe ujërat sanitare.
Projekti pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme në trajtimin e ujërave të ndotura dhe në uljen e ndotjes së lumit Sitnica, duke kontribuar në arritjen e standardeve më të larta mjedisore dhe shëndetësore.
Ky projekt në vlerë 12 milionë euro është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS, në bashkëpunim me institucionet vendore, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës