Prishtinë 01 Prill 2026 16:00
Në përvjetorin e 27-të të masakrës në fshatin Lybeniq të komunës së Pejës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat e të vrarëve nga forcat e armatosura të Serbisë.
“Mëngjesin e hershëm të 1 prillit të vitit 1999, pjesëtarë të njësive “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” të ushtrisë serbe sulmuan fshatin, duke i nxjerrë banorët nga shtëpitë e tyre dhe duke i mbledhur në mes të fshatit, afër xhamisë.Ata kishin ndarë dhe dëbuar duke i nisur drejt Shqipërisë fëmijët, gratë dhe të moshuarit, ndërsa kishin ekzekutuar me rafalë të pandalshëm të armëve automatike 59 burra të familjeve: Alimehaj, Ukshinaj, Huskaj, Hamzaj, Bobi, Shoshi, Morina, Jahmurataj, Avdullahaj, Bushati, Sylaj, Haradinaj, Rrustemaj, Lokaj, Rexhaj, Tahiraj dhe Berisha”
Përkundër dokumentimit qysh më 1999 nga Human Rights Watch, si dhe dëshmive dhe dëshmitarëve, Serbia ka zvarritur dhe mjegulluar një proces gjyqësor të nisur atje.
Shteti gjenocidal i Serbisë vazhdon të refuzojë të ballafaqohet me të kaluarën e errët, ndërsa është shndërruar në tokë të varrezave masive dhe strehë e kriminelëve të luftës, thuhet në njoftim raporton

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë