Prishtinë, 01.04.2026 08:03
Anëtari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara, ka rikujtuar vazhdimësinë e politikave gjenocidiale të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj popullit shqiptar, duke lidhur ngjarje historike nga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore deri te lufta e fundit në Kosovë.
Në një reagim publik, ai theksoi se përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk solli fundin e dhunës ndaj shqiptarëve, por përkundrazi, sipas tij, politikat gjenocidiale vazhduan në forma të ndryshme.
“Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore duhej të nënkuptonte edhe fundin e politikave gjenocidale dhe të dhunës ndaj popullsive të tëra. Por për shqiptarët kjo nuk ndodhi”, ka deklaruar Gara.
Ai përmendi si shembuj platformën ideologjike të Vaso Čubrilović për dëbimin e shqiptarëve dhe planin “Patkoi”, duke theksuar se këto, sipas tij, dëshmojnë një vijimësi të qartë të politikave shtetërore ndaj shqiptarëve.
Sipas Garës, masakra e Masakra e Tivarit nuk duhet parë si një ngjarje e izoluar, por si pjesë e një zinxhiri krimesh që shtrihen deri në luftën e fundit në Kosovë, duke përmendur edhe masakrat në Pastasel, Gjakovë dhe Prishtinë gjatë vitit 1999.
“Shfaqet e njëjta logjikë e politikë gjenocidiale: vrasje, dëbim me forcë, zhdukje me dhunë dhe përpjekje për fshehjen e gjurmëve”, ka theksuar ai.
Gara ka ndalur vëmendjen edhe te çështja e personave të zhdukur me forcë, duke e cilësuar këtë si një krim që synon jo vetëm eliminimin fizik, por edhe zhdukjen e së vërtetës.
“Viktimat mbeten pa varr, familjet pa përgjigje, ndërsa pritja e tyre vazhdon”, ka deklaruar ai, duke shtuar se ndriçimi i së vërtetës është detyrim ndaj familjeve.
Në fund, ai shprehu respekt për familjet e viktimave dhe të rënëve për liri, duke theksuar se e drejta për të ditur është e drejtë themelore për të vërtetën.

Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Kosova forcon kontrollin në turizëm, nuk tolerohen udhërrëfyesit pa licencë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren
Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhduku
Konjufca: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin
Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit