Prishtinë 31 Mars 2026 17:23
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për përfaqësuesen e vendit, duke theksuar rrugëtimin e vështirë, por krenar të shtetit të Kosovës.
Ajo u shpreh se Kosova ka lindur mes sfidave dhe sakrificave, është rritur me dinjitet dhe sot përfaqëson ëndrrat e një populli të tërë në arenën ndërkombëtare.
“Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës. Jemi me ju djema. Me Kosovën përgjithmonë. Me Dardanët,” ka deklaruar Osmani.
Mesazhi i saj vjen si një thirrje për unitet dhe mbështetje ndaj ekipit kombëtar, duke theksuar krenarinë dhe përkushtimin që ata përfaqësojnë për vendin./

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës