Prishtinë 31 Mars 2026 11:03
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka marr mbështetjen e KFOR-it amerikan. Përfaqësues nga kampi Bondsteel që ishin mysafirë në zyrën e kryeprokurorit të Prishtinës, thuhet t’i kenë shprehur gatishmërinë, Zejnullah Gashit, për thellim bashkëpunimi reciprok.
Ndërkohë, sipas Prokurorisë, nikoqiri i takimit, kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi, para mysafirëve amerikan të KFOR-it, Hector L. Zayas, kryesues i Zyrës Ligjore në kampin Bondsteel, Adam M. Curfman, avokat ushtarak, si dhe Daniel J. Allen , asistent ligjor ushtarak, tregoi gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të këmbimit të praktikave institucionale.
“Kryeprokurori Gashi, pasi që fillimisht i uroi mirëseardhjen shprehu mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deri tanishëm, njëkohësisht tregoi gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të këmbimit të praktikave institucionale. Po ashtu, Kryeprokurori i njoftoi përfaqësuesit e KFOR për strukturën dhe punën e prokurorisë. Në anën tjetër përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan, treguan gatishmëri në thellimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe ofruan mbështetjen e tyre për punën e prokurorisë në tërësi”, thuhet në njoftim.
Për fund, thotë Prokuroria, Gashi, i falënderoi të pranishmit duke treguar përkushtimin që institucioni të mbetet i hapur në zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët, veçanërisht ata të nivelit ndërkombëtar.

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës