Rahovec, 26 mars 2026 08:14
Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Donacioni përfshin shtretër spitalorë, joga ortopedike, karroca për pacientë si dhe pajisje të tjera ndihmëse, të cilat do të vendosen në institucionet kryesore të kujdesit parësor shëndetësor në këtë komunë.
Sipas njoftimit të kësaj komune, këto pajisje do të shpërndahen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Autoritetet komunale vlerësojnë se ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve, duke lehtësuar punën e stafit mjekësor dhe duke ofruar shërbime më cilësore për qytetarët.
Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt avancimit të infrastrukturës shëndetësore dhe rritjes së standardeve të kujdesit shëndetësor në komunën e Rahovecit.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti