Gjakovë, 23 mars 2026 11:31
Qelqet që mund t`i gjejnë qytetarët në rrethin e Gjakovës, mund t`i dërgojnë në deponinë e grumbullimit të qelqit në fshatin Qerim. Deri më tash, bashkëpunimi me qytetarë për qelqet, sipas ambientalistit Dukagjin Berisha, është i mirë por gjithashtu edhe me bizneset.
Deponia e grumbullimit të qelqit në Qerim të Gjakovës, krahas përfitimeve ekonomike, po mundëson edhe ruajtjen e një ambienti sa më të pastër në këtë lokalitet. Ambientalisti Dukagjin Berisha, pronar i kësaj qendre, thotë se bashkëpunimi i mirë me qytetarë, por edhe me biznese që operojnë në këtë komunë dhe komunat e tjera përreth ka rezultuar mjaft i suksesshëm pasi kjo po ndihmon edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
“Momentalisht jemi 6 punëtorë, por si duket këtë pranverë kemi shumë punë kështu që do ta rrisim numrin deri në 10 punëtorë. Jam befasuar shumë për të mirë sepse kam gjetur përkrahje të madhe në banorë, njerëz që më njohin mua, menjëherë kanë filluar më me ndihmu në këtë rrugëtim, pasi që ju ka pëlqy ideja. Janë disa biznese të cilët menjëherë kanë fillu me e nda qelqin edhe e dijnë se nuk është ma mbeturinë por është një lëndë e parë e cila i ndihmon dikujt me arritë një biznes ose me kriju vende të reja të punës dhe njëkohësisht me e pastru ambientin”, tha Dukagjin Berisha, menaxher i Qendrës së Deponisë.
Afaristi Fatmir Binaku thotë se ky bashkëpunim është duke funksionuar shumë mirë pasi që po krijohen mundësi reale për mirëmbajtjen e ambientit.
“Prej që ka fillu me punu Dukagjini unë mbetjet e xhamit ia përcjelli gjithmonë. Ky na i sjellë arkat unë i mbushi i bëjë gati dhe ai vjen i bartë vet edhe m’i sjellë prap arkat e thata. Është një e mirë e dyanshme sepse shumë problem është mbeturina e xhamit se nuk pranohet me u hedhë as në natyrë, as ‘Çabrati’ nuk i merr mbetjet e xhamit kështu që Dukagjini e ka bërë një punë shumë të madhe që mua më ka pëlqy”, tha Fatmir Berisha, afarist.
Ndër objektivat kryesore të kësaj qendre mbetet riciklimi i qelqit në gjithë vendin e po ashtu edhe eksporti i këtyre mbetjeve jashtë vendit ku kërkesat për një gjë të tillë janë shumë të mëdha.

Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës
Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro subvencione
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun
MAPL nuk lejon realizimin e muralit të ish-Patriarkut serb, Pavle, në hapësirën publike në Mitrovicë të Veriut
Podujeva me zonë të re ekonomike, nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Përgjithshëm, me mbi 3 milionë euro investim
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit
Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur
Aksidenti vdekjeprurës në vendpunishte, Inspektorati i Punës: Shkaku ende nuk dihet
Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League