Prishtinë, 29 mars 2026 17:44
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar per ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kreyqytetit për shkak të shembjes së një rruge në kreyqytet që e ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit , rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëmtime në gypat e ujësjellësit, duke bërë që furnizimi me ujë të ndërpritet përkohësisht deri në sanimin e defektit.
“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë është ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga ‘Mehmet Shpendi’, Rruga ‘Bislim Islami’, Rruga ‘Don Stjefan Kurti’, Rruga ‘Kiri’, Rruga ‘Agim Prodani’, Rruga ‘Ymer Bytyqi’, Rruga ‘Visar Thaqi’”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se rruga është dëmtuar rëndë përgjatë një segmenti të saj. Në pamje vërehen tubacione dhe instalime të tjera infrastrukturore të ekspozuara nën sipërfaqe.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti