Prishtinë 25 Mars 2026 14:25
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Punësim, Blerim Hasani, kanë nënshkruar aneksin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Sipas njoftimit të SHKK-së, ky aneks vjen si vazhdim i memorandumit të mirëkuptimit të lidhur në vitin 2010 ndërmjet institucioneve përkatëse, dhe synon forcimin e bashkëpunimit në funksion të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të burgosur.
Aneksi i memorandumit parasheh angazhimin e këshilltarëve të punësimit në kuadër të programit për përgatitje për lirim dhe mbështetje pas lirimit, program ky i miratuar nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Përmes këtij bashkëpunimi, synohet që të burgosurve t’u ofrohet mbështetje konkrete drejt integrimit në tregun e punës.
“Këshilltarët e punësimit nga Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, përmes Agjencisë për Punësim, do të jenë pjesë aktive e këtij programi, duke ofruar informacione të drejtpërdrejta mbi mundësitë e punësimit, trajnimet profesionale dhe shërbimet që ofrohen pas lirimit”.
“Gjatë seancave të programit, të burgosurit do të kenë mundësinë të informohen mbi vendet e lira të punës, procedurat e aplikimit dhe mbështetjen institucionale që mund të përfitojnë pas daljes nga burgu. Ky angazhim pritet të lehtësojë tranzicionin e tyre në shoqëri dhe të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e rrezikut të rikthimit në vepra penale”, ka njoftuar SHKK-ja.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante