Prishtinë, 24 mars 2026 21:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Komisionerin e Lartë të OSCE-së për Minoritetet, Christophe Kamp.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti e falënderoi Komisionerin Kamp për vizitën, për letrën dhe rekomandimet e tij, duke theksuar që Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet plotësisht me konstatimin e tij që përgjegjësia bie mbi serbët lokal të shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë.
“Kryeministri theksoi se korniza ligjore e Kosovës është e ndërtuar mbi një model fuqizues, që mundëson pjesëmarrjen aktive të komuniteteve, por që kërkon edhe angazhim dhe pronësi lokale për shfrytëzimin e të drejtave të garantuara”, thuhet në komunikatë.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet pozitive lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe hapat e radhës drejt integrimit të plotë të shëndetësisë dhe arsimit në pjesën veriore të Republikës, brenda kornizës ligjore të Kosovës.
Në fushën e të drejtave gjuhësore dhe të komuniteteve, kryeministri Kurti informoi për hapat konkretë të ndërmarrë nga Qeveria, përfshirë hapjen e pozitave të drejtorit të Departamentit për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, si dhe atë të Komisionerit për Gjuhët, si dhe angazhimin për rritjen e kapaciteteve për harmonizim gjuhësor.
Në përfundim, kryeministri Kurti theksoi se faza e ardhshme nuk ka të bëjë me zgjerimin e të drejtave, por me thellimin e përdorimit të tyre përmes ndërtimit të besimit, angazhimit të komuniteteve dhe qasjes së plotë në institucione.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri