Prishtinë, 24 mars 2026 18:53
Kosova është përfshirë në mënyrë zyrtare në programin e shënimit të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë vendi i parë jashtë territorit amerikan që merr një rol të tillë në këtë jubile historik.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, i cili e ka cilësuar këtë si një moment të veçantë për vendin dhe për raportet me SHBA-të. Sipas tij, projekti “America Inspires Freedom – The Kosovo Story” tashmë është pranuar si pjesë e programit zyrtar nga Komisioni Shtetëror amerikan për shënimin e këtij përvjetori, pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi me iniciativën America250.
Ky zhvillim e vendos Kosovën në agjendën zyrtare të aktiviteteve që do të organizohen në kuadër të jubileut të madh amerikan, duke reflektuar lidhjet e ngushta dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve.
Sipas Bislimit, projekti do të përfshijë një sërë aktivitetesh kulturore, diplomatike dhe edukative, të cilat synojnë të promovojnë historinë e Kosovës, si dhe ndikimin që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe shtetndërtimit.
Ai ka theksuar se kjo nismë nuk është vetëm një projekt simbolik, por një dëshmi konkrete e miqësisë së qëndrueshme Kosovë–SHBA dhe një mundësi për ta prezantuar vendin në skenën ndërkombëtare gjatë një ngjarjeje globale me rëndësi të veçantë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri