Prishtinë, 15 Korrik 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se nga data 23 korrik 2025 fillon periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës që duan të votojnë përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Regjistrimi do të zgjasë 38 ditë, deri më 29 gusht 2025, dhe do të mund të bëhet në dy mënyra:
Përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org
Përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
KQZ njofton se me fillimin e periudhës së regjistrimit, platforma elektronike do të jetë aktive dhe do të publikohen udhëzime të detajuara për procesin, dokumentet e kërkuara dhe kriteret për regjistrim.
Votimi për Zgjedhjet Lokale nga jashtë Kosovës bëhet vetëm përmes postës, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili nuk lejon votim në përfaqësi diplomatike për këtë lloj zgjedhjesh.
Periudha e votimit me postë do të zhvillohet nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, dhe vlen vetëm për ata që regjistrohen me sukses si votues jashtë vendit brenda afatit të përcaktuar.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind