Prishtinë, 20 mars 2026 21:49
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë gjithë javës është duke realizuar aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe sot, më 19.03.2026, në prag të festës së Bajramit.
Sipas njoftimit, aksioni i inspektorëve ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.
“Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët. Ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.” – njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut thekson se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, duke u siguruar që të drejtat e konsumatorëve janë duke u respektuar plotësisht dhe se tregu është duke funksionuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara.” – kanë shtuar nga MINT.
Këto inspektime veçse ishin paralajmëruar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila në emisionin “Kallxo Përnime” të datës 20.02.2026. Ajo ishte deklaruar edhe për mungesën e flamujve në raftet e marketeve në Kosovë që tregojnë origjinën e produkteve që shiten.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë