Prishtinë 19 Mars 2026 16:01
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi tha se Shqipëria ndihet e sigurt pavarësisht kërcënimeve që mund të vijnë në drejtim të vendit tonë, si në rastin më të fundit nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Serbia i mitigon të gjitha rreziqet që i pretendon si të sajat, në përputhje me dokumentet e veta strategjike. Republika e Shqipërisë nga ana e saj, të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ku bën pjesë, aleancën ushtarake të NATO-s, që është më e forta në botë. E gjithë doktrina dhe përgatitja është në përputhje me NATO-n dhe siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e Kosovës, për sa kohë kemi atje një forcë të mandatuar si KFOR, është e garantuar gjithashtu nga aleanca ushtarake më e fortë në botë”, tha Nufi.
“Rrjedhimisht shqetësimet që mund të ketë, për Republikën e Shqipërisë përkthehen në një qasje që është në koordinim me aleancën dhe partnerët dhe ne na bën të ndihemi të sigurt për sa kohë që ne përmbushim detyrat që kemi marrë angazhim, në drejtim të aleancës”, shtoi ai.
Në një intervistë për televizionin publik të vendit të tij disa ditë më parë, Vuçiq tha se kishte blerë raketa balistike kineze, si kundërpërgjigje ndaj aleancës ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Ajo aleancë ushtarake është e drejtuar drejtpërdrejt kundër Serbisë, nuk ka asnjë arsye tjetër pse u bë ajo aleancë ushtarake”, tha Vuçiq, shkruan A2.

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë
ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi
Koha e ujit falas në veri të Kosovës po mbaron pas gati tre dekadash
Ministria kundërshtoi vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore për të hequr tabelën “E dua Mitrovicën”
Dëshmitari nga Britania e shtyn gjykimin për krime lufte kundër Jusuf Shujak
Sveçla: Lufta kundër krimit vazhdon pa kompromis
Maqedonci: Kosova në krah të aleatëve për paqen dhe sigurinë globale
Prokuroria dhe Policia godasin rrjetin e dyshuar të narkotikëve, sekuestrohen 60 kilogramë marihuanë
Fenerbahçe konfirmon përforcimin me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi