Prishtinë 19 Mars 2026 13:08
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës.
Kryeministri Albin Kurti e prezantoi këtë pikë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
“Në frymën e thellimit të raporteve dypalëshe në fushën e Drejtësisë, sot para jush paraqesim për miratim propozimin e MD që Qeveria e Kosovës t’i rekomandojë presidentes dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës”, tha ai.
Ndërkaq, Gërvalla tha se kjo marrëveshje do të intensifikonte bashkëpunimin juridik në çështjet penale.
“Në shërbim të forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale. Kemi zhvilluar negociatat me Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës dhe është arritur pëlqimi lidhur me tekstin e marrëveshjes. Qëllimi është baza ligjore dypalëshe”

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante