Prishtinë, 17 mars 2026 20:49
Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur heqjen e plotë të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, që ishin vendosur qysh në vitin 2023.
Osmani ka thënë se këto masa ishin vendosur padrejtësisht, teksa ka falenderuar shtetet partnere për mbështetjen.
Ajo ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar të vazhdojë përparimin në rrugën drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.
“Bazuar në vendimin e shpallur në dhjetor nga Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, për të hequr të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës, pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor, ne mirëpresim sot konfirmimin nga Komisioni se ky vendim tani është zbatuar plotësisht. Faleminderit Komisionit dhe të gjithë partnerëve tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen në mbylljen e kësaj çështjeje, që rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës. Kosova mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me BE-në dhe të vazhdojë përparimin në rrugën drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE”, ka shkruar Osmani në X.
Komisioni Evropian ka konfirmuar sot se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.
“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, tha Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian.
Masat ndaj Kosovës u vendosën më 2023 dhe kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.
Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.

Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu fton në takim kryetarët e partive
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin
Kamberi: Propozim për rezolutë që trajton krimet e luftës në Kosovë
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit