Prishtinë, 17 mars 2026 13:51
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka mirëpritur marrëveshjen për zbatimin e Ligjit për të Huajt, të arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në një përgjigje për Telegrafin nga ambasada kanë theksuar se çdo ndryshim që ndikon në komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me pjesëtarët e ti.
SHBA-ja gjithashtu ka vlerësuar angazhimin e të gjitha palëve për të arritur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.
“E mirëpresim njoftimin për marrëveshjen e arritur mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne vlerësojmë angazhimin e palëve për të arritur një zgjidhje të pranueshme. Çdo ndryshim që ndikon në komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me pjesëtarët e tij”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës për Telegrafin.
Qeveria e Kosovës njoftoi më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do të njohë letërnjoftimet e serbëve të Kosovës që nuk kanë ende dokumente kosovare, sipas Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete. Ky vendim hyri në fuqi të plotë dhe ka nisut të zbatohet që nga 15 marsi.
Vendimi u miratua pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar zbatimin e ligjit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit