Mitrovicë, 16 mars 2026 12:20
Një rrugë e re me cilësi të lartë mbi kodrat e Banjskës do të shërbejë si lidhje me pikëkalimin e ardhshëm kufitar në Izvor dhe si segment më i shkurtër rrugor drejt Novi Pazarit.
Në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, ka përfunduar asfaltimi i rrugës që çon drejt fshatit Izvor.
Projekti është financuar me mjete të Qeverisë së Kosovës. Bëhet fjalë për një segment rrugor që në periudhën e ardhshme mund të marrë një rëndësi shumë më të madhe, pasi pikërisht në fshatin Izvor është planifikuar ndërtimi i pikëkalimit të tretë kufitar në veri të Kosovës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas informacioneve të portalit “Veritasinfo”, kjo rrugë nuk do të shërbejë vetëm si lidhje me pikëkalimin e ardhshëm kufitar.
Është planifikuar që ajo të përdoret edhe si një lloj rruge alternative ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, si dhe si një lidhje më e shkurtër rrugore drejt Novi Pazarit.
Në bisedë me pak banorët e mbetur, mësojmë edhe disa informacione interesante për projekte të mundshme në të ardhmen.
Ata pretendojnë se në këtë zonë, e cila i përket masivit malor të Rogoznës, në periudhën e kaluar janë kryer hulumtime të gjera gjeologjike për shkak të, siç thonë, mundësisë së hapjes së një miniere ari.
“Kanë ardhur disa njerëz, kanë bërë matje dhe hulumtime. Flitet se këtu ka ar dhe se në të ardhmen mund të hapet një minierë”, thotë për portalin “Veritasinfo” Hranislav Kociq.
Ai shton se pasi panë që po shtrohej rruga me asfalt, tani besojnë se miniera mund të hapet vërtet.
“Rrugët po ndërtohen, por fshatrat po mbesin bosh”, shton ai
Kështu, kjo pjesë e veriut të Kosovës, pavarësisht burimeve natyrore, natyrës së ruajtur dhe rrugëve të reja, sot paraqet një vend ku përplasen investimet e mëdha në infrastrukturën rrugore dh pamjet mbresëlënëse të natyrës.

Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës
Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro subvencione
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun
MAPL nuk lejon realizimin e muralit të ish-Patriarkut serb, Pavle, në hapësirën publike në Mitrovicë të Veriut
Podujeva me zonë të re ekonomike, nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Përgjithshëm, me mbi 3 milionë euro investim
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Deri më tani 6 trupa të gjetur gjatë gërmimeve në Zubin Potok