Podujevë, 14 mars 2026 12:27
Komuna e Podujevës ka nisur zbatimin e një projekti për mbështetjen e sektorit të blegtorisë, duke shpërndarë mëshqerra për fermerët e zonës me qëllim rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e bujqësisë lokale.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se projekti parasheh mbështetjen e 162 fermerëve përfitues, ndërsa shpërndarja e bagëtive do të realizohet në disa faza.
Në fazën e parë të projektit janë shpërndarë 56 krerë mëshqerra, ndërsa pjesa tjetër pritet të ndahet gjatë fazave të ardhshme. Sipas Bulliqit, kjo nismë synon të fuqizojë fermat familjare dhe të rrisë kapacitetet prodhuese në sektorin e blegtorisë në rajonin e Llapit.
Ai ka uruar fermerët përfitues dhe ka theksuar se komuna do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke e konsideruar këtë sektor si një nga shtyllat e rëndësishme të ekonomisë lokale.
Projekte të tilla synojnë të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendor të qumështit dhe produkteve të tjera blegtorale, si dhe të përmirësojnë mirëqenien ekonomike të fermerëve në zonat rurale të Podujevës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit