Prokuroria pretendon se aktgjykimi i Themelores ka shkelje ligjore në gjykimin ndaj Gavrillo Millosavleviqit
Prishtinë, 16 mars 2026 11:41
Në Gjykatën e Apelit të hënën u elaboruan ankesat e palëve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Gavrilo Milosavleviq u lirua nga akuza për masakrën e Dubravës.
Ankesë ndaj vendimit të Themelores ka parashtruar Prokuroria Speciale për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave ligjore dhe vërtetimit të gabuar e jo të plotë të gjendjes faktike, duke kërkuar që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet dhe i akuzuarit të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit ose lënda të kthehet në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndërsa, përgjigje në ankesë ka parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit Milosavleviq, avokati Dejan Vasiq, duke propozuar që të vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe të refuzohet ankesa e Prokurorisë.
Në këtë seancë, i dëmtuari Nait Hasani kërkoi dënimin e të akuzuarit. Tha se kundërshton vendimin e Themelores dhe ndjen keqardhje për trupin gjykues që mori aktgjykim lirues.
Ndërsa, i dëmtuari Visar Balloci tha se asnjëherë nuk e kanë ftuar në seancat e shqyrtimit gjyqësor në shkallë të parë, dhe sot është hera e parë që është ftuar në Apel.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi