Prishtinë, 16 mars 2026 11:45
Në Gjykatën e Apelit të hënën po shqyrtohet ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i akuzuari për krime lufte, Gavrilo Milosavleviq u lirua nga akuza. Në këtë seancë, deputeti Nait Hasani, në cilësinë e të dëmtuarit kërkoi që i akuzuari të dënohet.
Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile. Gjykata Themelore në Prishtinë më 16 qershor 2025 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Hasani- i mbijetuar i masakrës së Dubravës, tha se Milosavleviq ka qenë në mesin e gardianëve që kanë vrarë e maltretuar të burgosurit në burgun e Dubravës, andaj ai duhet të dënohet.
“Për mu është e papranueshme, ai ka qenë në mesin e 187 gardianëve në burgun e Dubravës, ku aty janë vra 118 të burgosur, 400 janë plagosë dhe torturat që janë bërë në burg ndaj të burgosurve, ku pjesa kryesore e bombardimeve kanë qenë në maska dhe na nuk i kemi njoh krejt në maska. Kështu që, secili prej atyre që ka qenë aty, për mua është vrasës, kriminel, torturues, dhunues, dhe kërkoj që të dënohet”, tha Hasani.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi