Prishtinë 16 Mars 2026 11:33
Tetëdhjetë e nëntë gra nga zonat rurale të komunave të Istogut, Skenderajt dhe Mitrovicës së Jugut kanë përfituar pajisje bujqësore në kuadër të projektit “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”, me një vlerë totale prej 113,000 euro.
Iniciativa implementohet nga FAO dhe UN Women, me mbështetje financiare nga Agjencia Austriake për Zhvillim.
Shpërndarja e pajisjeve u realizua gjatë kësaj jave në secilën nga tri komunat e përzgjedhura, me pjesëmarrjen e grave përfituese, përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe organizatave partnere.Kryetarët e komunave, Ilir Ferati në Istog, Sami Lushtaku në Skenderaj dhe Faton Peci në Mitrovicën e Jugut, theksuan rëndësinë e mbështetjes së grave në bujqësi.Jam blegtore nga fshati Kqiq i Madh i Komunës së Mitrovicës dhe kam marrë pajisje për përpunimin e qumështit. Kjo do ta lehtësojë punën time dhe do të më ndihmojë ta rris prodhimin”, tha Aurora Alija, njëra nga gratë përfituese.Pajisjet synojnë të rrisin kapacitetet prodhuese, të lehtësojnë proceset që kursejnë kohë dhe punë, si dhe të krijojnë mundësi më të qëndrueshme për gjenerimin e të ardhurave.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm rural.
“Partneritete të tilla janë thelbësore për krijimin e mundësive të reja për gratë në zonat rurale dhe për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm rural në nivel lokal,” tha kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Gratë përfituese kanë marrë pajisje bujqësore sipas planeve të tyre të biznesit për të mbështetur aktivitete prodhuese në bujqësi, përfshirë blegtorinë, përpunimin e produkteve ushqimore dhe prodhimin bujqësor.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi