Prishtinë, 16 mars 2026 07:33
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Kurti ka thënë se pas shuarjes së strukturave paralele, do të nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se ky proces do fillojë nga e hëna, pas marrëveshjes për lehtësira për Ligjin për të Huajt.
“Strukturat paralele të Serbisë që funksionuan për 20 vite në Kosovë, përfshirë 12 vite pas pavarësisë, u mbyllën në një mandat të Qeverisë Kurti. Tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës. Ky proces fillon nga sot përmes evidentimit drejt legalizimit dhe përfshirjes së plotë në sistemin legal të Kosovës. E ata që për 20 vite ruajtën status quo-në e strukturave paralele, le t’i ruajnë edhe statuset nga dje dhe sot. Do t’u duhen më vonë”, ka shkruar Zulfaj në Facebook.
Të shtunën, pas takimit që Kurti zhvilloi me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen u bë e ditur se është arritur marrëveshje se Ligji për të Huajt do të zbatohet me masa shtesë.
Vendimi u përshëndet nga BE dhe ambasadat e vendeve të BE-së të akredituara në Kosovë.
Por, ky vendim u kritikua nga opozita në Kosovë, duke akuzuar Qeverinë për legalizim të strukturave paralele.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit