Prishtinë, 15 mars 2026 07:44
Serbia është bërë baza kryesore për aktivitetet e shërbimeve të inteligjencës ruse që synojnë sabotimin dhe destabilizimin e Evropës, raporton portali NEXTA, duke cituar një raport nga gazeta franceze L’Mond.
Sipas raportimeve, deri në vitin 2025, Serbia është bërë qendra kryesore e përpjekjeve ruse për të destabilizuar Evropën.
Theksohet se tre qytetarë serbë u dënuan për hedhjen e kokave të derrit para xhamive në Paris, si dhe për sulme në memorialin e Holokaustit dhe tre sinagoga në maj 2025, dhe gjykata zbuloi se grupi mori urdhra dhe burime financiare nga shërbimet e inteligjencës ruse.
Thuhet se ata organizuan veprime të tjera, të tilla si ngjitja e afisheve në Paris në prill 2025 në kujtim të viktimave të gjenocidit armen dhe vendosja e skeleteve plastike para Portës së Brandenburgut në Berlin në korrik 2025.
Siç thekson raporti, qëllimi i këtyre veprimeve ishte të shkaktonin urrejtje fetare dhe etnike, si dhe destabilizimin politik të Francës dhe Gjermanisë.
Në shtator 2025, policia moldave arrestoi më shumë se 70 qytetarë të Moldavisë dhe Rumanisë, të cilët ishin trajnuar në Serbi për të marrë pjesë në trazirat para zgjedhjeve parlamentare, tha Next në njoftimin e saj.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit