Prishtinë, 14 mars 2026 18:08
Jurgen Habermas, që ishte një prej filozofëve më me ndikim në botë dhe figurë kyçe në Gjermani, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Shtëpia e tij botuese “Surhkamp” njoftoi se ai ka vdekur të shtunën në Starnberg, afër Munihut.
Habermas prononcohej vazhdimisht për çështjet politike të kohës. Në rastin e Kosovës, i pati mbrojtur bombardimet më 1999 duke thënë se askush nuk ka të drejtë t’i braktisë viktimat e t’i lërë në dorë të xhelatëve.
“Kur nuk ka rrugë tjetër fqinjët demokratikë duhet të ndërhyjnë për ndihmë emergjence e legjitimizuar nga e drejta ndërkombëtare”, kishte thënë Habermas për “Die Zeit”, prill 1999.
Shkrimet e tij kanë ofruar vizion për shoqërinë moderne dhe ndërveprimin shoqëror.
Puna e tij mbi komunikimin, racionalitetin e sociologjinë e bëri ndër filozofët më me ndikim në botë. Veprat e tij më të njohura përfshinin “Teorinë e veprimit komunikues”, me dy vëllime.
Habermasi ishte angazhuar edhe në lëvizjet studentore të krahut të majtë.
Në të ’80-tat, ai ishte figurë kyçe në debatin e historianëve. Ai thoshte se konservatorët po përpiqeshin të zvogëlonin madhësinë e krimeve naziste.
Habermasi ka qenë mbështetës i ardhjes në pushtet të kancelarit Gerhard Schroder më 1998. Ishte kritik ndaj qasjes “teknokratike” dhe më 2016 ishte ankuar për mungesë vizioni politik të Angela Merkelit.
Më 2017 e pati vlerësuar presidentin e sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron, për hartimin e planeve për reformën evropiane.
Habermas u lind më 18 qershor 1929 në Dusseldorf.Habermas u lind më 18 qershor 1929 në Dusseldorf.
Kishte lindur me qiellzë të çarë që kërkonte operime të përsëritura si fëmijë. Kjo përvojë e ndihmoi në formimin e mendimit të tij të mëvonshëm për gjuhën. Po ashtu kjo e nxiti të dilte me mendimin për superioritetin e fjalës së shkruar e se “forma e shkruar fsheh të metat e të folurit me gojë”.
Gruaja e tij, Ute, vdiq vitin e kaluar. Çifti kishte tre fëmijë: Tilmann, Rebekka që vdiq më 2023 dhe Judith.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës