Prishtinë, 14 mars 2026 17:20
Është mbyllur qarkullimi për vetura në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë. Shkak është një protestë në territorin e Serbisë, e paralajmëruar për të nisur në orën 16:00 dhe që do të zgjasë dy orë. Protesta po organizohet kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për të zbatuar Ligjin për të huajt dhe atë për automjete.
Një ditë më parë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Ministria e Punëve të Jashtme, paralajmëruan qytetarët që të planifikojnë udhëtimet dhe të shmangin pritjet potenciale.
Protesta po organizohet nga subjekti opozitare në Serbi, Partia e Re Demokratike. Ajo ditë më parë paralajmëroi protestë nga Rashka për në Jarinjë me sloganin “Serbët nuk janë të huaj brenda shtetit të tyre”.
Me rastin e fillimit të zbatimit të Ligjit për të Huajt, të miratuar nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, i cili – sipas këtij mesazhi – është i drejtuar kundër popullit serb që jeton në Kosovë, ju ftojmë të gjithëve në një tubim mbështetjeje për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë! Tani ata kanë nevojë për ne më shumë se kurrë!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie. Ky subjekt ka paralajmëruar bllokim dyorësh të qarkullimit në pikën kufitare Jarinjë, duke nisur nga ora 12 e 44, si referencë për rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën.
Gjithsesi, në mëngjesin e së shtunës, Qeveria e Kosovës është pajtuar që, duke nisur nga e diela, zbatimi i Ligjit për të huajt dhe i atij për automjete të fillojë me lehtësira. Me kërkesë direkte nga Bashkimi Evropian, i cili për këtë çështje e dërgoi në Kosovë emisarin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, Kosova u pajtua që t’u lëshojë leje qëndrimi 12-mujore studentëve serbë që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i pranojë dokumentet e identifikimit të lëshuara nga strukturat ilegale, edhe për tre muaj.

Maqedonci: Qytetarët të ndihen të sigurt, FSK-ja çdo ditë e më e fortë
Objekte të reja në tri kazerma, FSK-ja avancon kapacitetet infrastrukturore me investime milionëshe
FSK-së i shtohen 10 oficerë të rinj, Maqedonci: Bashkëpunimi me Shqipërinë po forcohet
Arrestohen katër persona në aksionin e Policisë dhe AKI-së, reagon Sveçla: Askush s’është mbi ligjin
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr, është i pamundur
FSK ndërhyn në Sverkë të Pejës pas shpërthimit të zjarrit në deponinë e mbeturinave
Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit