Prishtinë, 15 mars 2026 10:05
Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers, i cili ka punuar për 10 vjet në selinë e NATO-s, në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar progresin e Kosovës në raport me aleancën, duke theksuar se vendi po shihet si një partner shumë i rëndësishëm, edhe pse ende nuk është anëtar.
Gjatë një ligjërate, Rogers tha se ka lidhje të hershme me Kosovën, pasi ka marrë pjesë në misione luftarake gjatë luftës së vitit 1999 dhe e ka vizituar vendin disa herë. Ai theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në zhvillimin e saj dhe në bashkëpunimin me NATO-n.
“Kjo është një çështje e komplikuar, por në të njëjtën kohë është një rezultat shumë i mundshëm, duhet të them. Sigurisht, ka shumë pengesa dhe gjëra që duhen tejkaluar. Në veçanti, në ligjëratën e sotme do të flas për marrëdhënien time me NATO-n. Kam punuar në selinë e NATO-s për 10 vjet, kështu që jam shumë i njohur me Kosovën si vend, dhe kam fluturuar në misione luftarake në vitin 1999 gjatë kohës së luftës, dhe kam vizituar Kosovën disa herë”, tha Rogers.
Ai përmendi pengesa që duhet Kosova t’i kalojë për tu bërë vende anëtare në NATO, të cilat janë kryesisht diplomatike.
“Së pari, duhet të them se keni një vend të bukur dhe ka qenë e mrekullueshme të shohësh se si vendi është zhvilluar. Njerëzit janë shumë pozitivë ndaj Kosovës. Ajo është një partner fantastik. Sigurisht që ende nuk është aleate, por është një partner shumë i mirë. Kosova kontribuon në shumë misione dhe është shumë e gatshme të kontribuojë edhe në misione të tjera. Sigurisht, janë katër vende brenda NATO-s që nuk e njohin Kosovën. Besoj se jeni shumë të njohur me këtë: Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia. Këto janë disa nga pengesat që Kosova duhet t’i kapërcejë menjëherë. Dhe kjo është kryesisht një çështje e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre vendeve. Përveç kësaj, mund të them se Kosova po bën një punë shumë të mirë sa i përket rritjes së rëndësisë së saj brenda NATO-s, brenda Bashkimit Evropian dhe brenda aleancës evropiane”, tha Rogers.
Ndërkaq, ajo që duhet Kosova ta ketë është “Plani i Veprimit për Anëtarësim, për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake ndërkombëtare, mirëpo Rogers thekson se edhe pse nuk e ka prapë ka një prani pozitive me vendet që e njohin
Nuk ka një hartë të qartë për momentin. Sepse ajo që ne e quajmë “hartë” është në fakt Plani i Veprimit për Anëtarësim (Membership Action Plan). Kur një vend e merr këtë plan, atëherë është në një rrugë drejt anëtarësimit. Kjo nuk është domosdoshmërisht një rrugë e shpejtë, sepse për disa vende ka marrë shumë kohë. Për shembull, nëse marrim Maqedoninë e Veriut, iu deshën më shumë se 15 vjet që të pranohej më në fund në NATO, dhe kjo përfundimisht lidhej me çështjen e emrit që kishte me Greqinë.Kosova nuk e ka një Membership Action Plan, por ajo që ka është një prani shumë pozitive brenda aleancës me vendet që e njohin. Edhe vendet që nuk e njohin do të marrin kohë për të shpjeguar të paktën për kosovarët se çfarë po ndodh. Kam parë delegacione nga Kosova që kanë ardhur në NATO dhe janë pritur në mënyrë shumë pozitive. Por sfida është se duhet të kesh një shtet që e sponsorizon Kosovën për të hyrë në këto takime. Zakonisht është Shtetet e Bashkuara; ndonjëherë ka qenë edhe Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera. Por do të thosha se nuk ka një plan të caktuar për momentin, edhe pse kjo mund të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Rogers.

Caktohet data për shpalljen e aktgjykimit në rastin “Banjska”
Fenomeni i ‘shtëpive të braktisura’ në veri të vendit, ku po gjendet sasi e madhe e armatimit, është bërë i shpeshtë në Kosovë
FSK-ja do ta ruajë paqen në Gazë me armët e veta
Sveçla publikon identitetin e të arrestuarit për sulmin në Banjskë: Do të kapen kudo që janë
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Nufi: S’ka ndryshim në planet e KFOR-it për Kosovën
Refuzohen kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e M.P. dhe Zh.Z. për krime lufte
Sadiku dhe Bajoku përfaqësojnë Kosovën në turneun më të madh të historisë
Në kryeqytet e ban në Prishtinë
Përcaktohet orari i “Final” të Kupës së Kosovës – Bota Sot