Prishtinë, 12 mars 2026 10:43
Instalimi i kamerave të sigurisë në kryeqytet ka filluar të japë rezultate konkrete në rritjen e sigurisë publike. Sipas të dhënave të prezantuara në takimin e rregullt mes Komunës së Prishtinës dhe drejtuesve të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, gjatë dy muajve të parë të këtij viti është shënuar rënie e veprave kriminale.
Autoritetet lokale vlerësojnë se një rol të rëndësishëm në këtë trend pozitiv ka pasur edhe projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në hapësira publike, i cili është realizuar në bashkëpunim mes Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
Kryetari i Komuna e Prishtinës, Përparim Rama, tha se instalimi i kamerave është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë në kryeqytet.
“Kamerat e instaluara në kryeqytet kanë ndikuar në rënien e rasteve kriminale.
Ky projekt, që po e realizojmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur të implementohet nga nëntori i vitit 2025 dhe tashmë po jep rezultatet e para në përmirësimin e sigurisë për qytetarët”, theksoi Rama.
Ai bëri të ditur se projekti nuk do të ndalet me kaq, pasi gjatë këtij viti planifikohet zgjerimi i rrjetit të kamerave në zona të tjera të qytetit.
Sipas tij, qëllimi kryesor mbetet rritja e sigurisë publike dhe parandalimi më efektiv i veprave kriminale në të gjithë territorin e kryeqytetit.
Në takimin me drejtuesit rajonalë të Policia e Kosovës u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit institucional, i cili po kontribuon në menaxhimin më efikas të sigurisë dhe reagimin më të shpejtë ndaj rasteve të ndryshme.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit