Kamenicë, 11 mars 2026 21:45
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Kamenicës, Arlindë Sejdiu, ka pritur në një takim Koordinatorin e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Enver Haziri, me të cilin kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimin e shërbimeve administrative për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Gjatë takimit është trajtuar mundësia e krijimit të lehtësirave në procedurat administrative për qytetarët e kësaj zone, veçanërisht në procesin e fitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Bashkëbiseduesit theksuan se për shumë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, qasja në shërbime institucionale në Kosovë është me rëndësi të veçantë, prandaj kërkohet koordinim më i madh ndërmjet institucioneve për të përshpejtuar dhe thjeshtuar procedurat, thuhet në njoftimin e kësaj komune, përcjell Veritasinfo.
Në këtë drejtim, u theksua edhe roli i Komunës së Kamenicës në ofrimin e shërbimeve dhe në krijimin e mundësive që qytetarët e Luginës të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në procedurat administrative, duke kontribuar kështu në forcimin e lidhjeve institucionale dhe mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët e kësaj treve.
Bashkëpunimi ndërinstitucional u vlerësua si një hap i rëndësishëm për të përmirësuar shërbimet dhe për të siguruar trajtim sa më efikas të kërkesave të qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit