Prishtinë, 12 mars 2026 07:13
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se nga dita e enjte do të hyjnë në fuqi çmimet e reja maksimale për derivatet e naftës në treg.
Sipas saj, bazuar në të dhënat e importit të ditës së sotme, çmimet e derivateve kanë shënuar rënie.
“Importi është realizuar me çmimin 1.40 euro për litër për naftën dhe 1.22 euro për litër për benzinën”.
Duke u bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, ajo bëri të ditur se çmimi maksimal i lejuar në treg nga sot nuk mund të jetë më i lartë se:
Nafta: 1.54 euro për litër
Benzina: 1.36 euro për litër
Kusari-Lila u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi në tregun e derivateve përmes numrit pa pagesë 0800 11000.
“Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë”, thuhet në njoftimin e saj.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit