Shtime, 10 mars 2026 07:22
Komuna e Shtimes ka bërë publike listën e përfituesve të nën-projektit për renovimin dhe rindërtimin e objekteve të banimit, i cili realizohet në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”.
Sipas njoftimit të autoriteteve komunale, lista është hartuar pas procesit të vlerësimit të aplikimeve dhe në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara për këtë program.
Ky projekt zbatohet në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunës së Shtimes, me qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.
Përmes këtij programi synohet që familjet përfituese të mbështeten me renovimin apo rindërtimin e shtëpive të tyre, duke krijuar kushte më të mira dhe më të sigurta për jetesë.
Autoritetet komunale kanë theksuar se procesi i përzgjedhjes është realizuar në bazë të kritereve sociale dhe teknike, ndërsa lista e përfituesve është publikuar për transparencë dhe informim të qytetarëve.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit