Drenas, 11 mars 2026 08:29
Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Drenasit ka dorëzuar raportin përfundimtar lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet e muajit janar të këtij viti.
Zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra, ka thënë për Veritasinfo se pas një pune të gjatë dhe vlerësimit në terren, raporti përfundimtar dhe dosja e plotë janë dorëzuar pranë Komisionit Qeveritar në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
“Pas një pune të gjatë dhe të përkushtuar, sot Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera ka dorëzuar raportin përfundimtar dhe dosjen e plotë pranë Komisionit Qeveritar në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave”, është shprehur Dobra.
Sipas tij dëmet e shkaktuara nga vërshimet kapin vlerën mbi 1.5 milionë euro në ekonomi familjare, bujqësi dhe biznese, ndërsa në infrastrukturën publike – përfshirë rrugët, urat dhe lëshesat – dëmet vlerësohen rreth 400 mijë euro.
Me dorëzimin e këtij raporti përmbyllet procesi i vlerësimit në nivel komunal, ndërsa procedura tashmë kalon në nivel qeveritar, ku pritet të vazhdojë shqyrtimi dhe procedimi për kompensimin financiar të qytetarëve që pësuan dëme nga vërshimet.
Komuna e Drenasit ka falënderuar anëtarët e Komisionit Komunal për punën profesionale dhe angazhimin gjatë gjithë procesit të vlerësimit, si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit