Mitrovicë, 9 mars 2026 08:20
Komuna e Mitrovica ka ndërmarrë një sërë veprimesh për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e konsumatorëve dhe lirimin e hapësirave publike, përmes aksioneve të realizuara nga Drejtoria e Inspekcionit.
Sipas njoftimit zyrtar, sektori i Ndërtimit ka reaguar pas ankesave të qytetarëve lidhur me ndotjen e hapësirave publike nga aktivitetet e disa kompanive ndërtimore, të cilat kishin vështirësuar jetesën e banorëve përreth. Ndërtuesit janë obliguar që brenda 72 orëve të sanojnë gjendjen dhe të pastrojnë hapësirat e ndotura, në të kundërtën do të përballen me masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
Në kuadër të këtij aksioni, sektori i Transportit Rrugor dhe Telekomunikacionit ka ndërmarrë gjithashtu veprime ndaj disa operatorëve të linjave të kombibusëve, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me çmimet e transportit të pasagjerëve pas ndryshimeve të çmimeve të karburanteve në treg. Inspektorët komunalë kanë ndërhyrë për të parandaluar manipulimet dhe abuzimet në dëm të qytetarëve.
Ndërkohë, sektori i Shërbimeve Publike ka vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike duke larguar pllakatet dhe panot reklamuese të vendosura pa leje. Ky aksion ka nisur nga zona e njohur si Ura e Gjakut dhe nga hyrjet dhe daljet e tunelit në qytet, ndërsa është paralajmëruar se do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të qytetit.
Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet komunale duke raportuar çdo rast të uzurpimit të hapësirave publike, në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore për kthimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit