Prishtinë 9 Mars 2026 14:56
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për përdorim të racionuar dhe të dedikuar të ujit të pijshëm, duke theksuar se shfrytëzimi i tij jashtë qëllimeve bazike familjare konsiderohet keqpërdorim.
Sipas njoftimit, uji i pijshëm është i dedikuar ekskluzivisht për: pije dhe përgatitje të ushqimit, higjienë personale dhe familjare, si dhe nevoja themelore shtëpiake. Ndërkohë, përdorimi për ujitjen e kopshteve dhe livadheve, larjen e automjeteve, oborreve dhe trotuareve, mbushjen e pishinave apo për qëllime komerciale dhe ndërtimore pa autorizim, konsiderohet i papranueshëm.
“Konsumatori që evidentohet duke keqpërdorur ujin e pijes do të përballet me masa ndëshkuese, duke përfshirë gjobë, ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe masa të tjera administrative e ligjore”, thuhet në njoftim.
KRU “Mitrovica” apelon që çdo konsumator të respektojë rregulloret dhe të përdorë ujin e pijes në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që furnizimi i qëndrueshëm dhe i rregullt të sigurohet për të gjithë qytetarët.
“Apelojmë për përdorim racional dhe të përgjegjshëm të ujit të pijes, në interes të përgjithshëm dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët”, thekson kompania

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit