Prishtinë, 6 mars 2026 17:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij është përpjekur të gjejë një figurë konsensuale për çështjen e presidentit, por sipas tij situata politike ka çuar drejt një krize që mund ta detyrojë vendin të shkojë në zgjedhje të panevojshme.
Kurti tha se fillimisht propozimet për kandidatë kanë nisur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe se me afrimin e afatit edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me emrin e Glauk Konjufca.
“Ne jemi përpjekur të gjejmë një figurë konsensuale. Shtegun për propozime e nisi PDK-ja. Kur na u tha që mund të bëjmë propozime të partive dhe afrohej afati, ne erdhëm te emri i Glauk Konjufcës dhe besoj se ishte e drejtë nga LVV-ja”, deklaroi Kurti.
Ai theksoi se e kanë ditur paraprakisht se presidentja aktuale nuk do ta siguronte kuorumin e nevojshëm në Kuvend, prandaj sipas tij janë bërë përpjekje për bashkëpunim me partitë e tjera politike.
“Ne e kemi ditur se presidentja aktuale nuk na siguron kuorumin. Në këtë situatë kemi bashkëpunuar me partitë e tjera. Kjo ishte arsyeja kryesore”, tha ai.
Kurti u shpreh se shumë zhvillime politike mund të jenë të vështira për t’u kuptuar në këtë moment, por sipas tij koha do të tregojë se çfarë qëndron pas situatës së krijuar.
“Unë jam aktivist, jo analist. Ne shtojmë numrin e votave, nuk i parashikojmë. Besoj se shumë gjëra janë të vështira për t’u kuptuar tani, por koha do të tregojë dhe atë shumë shpejt se çfarë ka qenë ky lloj skeme apo plani që neve të detyrohemi për zgjedhje të panevojshme”, deklaroi Kurti.
“Unë jam aktivist, jo analist. Ne shtojmë numrin e votave, nuk i parashikojmë. Besoj se shumë gjëra janë të vështira për t’u kuptuar tani, por koha do të tregojë dhe atë shumë shpejt se çfarë ka qenë ky lloj skeme apo plani që neve të detyrohemi për zgjedhje të panevojshme”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi se, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik që aktualisht nuk dëshiron zgjedhje të reja në vend.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit