Prishtinë 6 Mars 2026 13:22
Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij ka bërë homazhe në kompleksin memorial. Ai tha se kanë ardhur në Prekaz për të ia kujtuar vetes çmimin e lartë që është paguar për shtetin e pavarur dhe sovran, për çlirimin e Kosovës dhe për lirinë e popullit dhe të qytetarëve.
“Bashkë me kolegët nga ekzekutivi, në ditën e dytë të përvjetorit të 28-të të Epopesë së UÇK-së, erdhëm këtu në Prekaz, në këtë kryeqendër të kryengritjes shqiptare, për të bërë homazhe dhe për t’ia rikujtuar vetes sonë çmimin e lartë që është paguar për shtetin e pavarur dhe sovran”, tha Kurti.
Ai përmendi sakrificën e familjes Jashari, duke theksuar se nga Shaban e Nënë Zahidja deri te Belrina e vogël, tre breza të Jasharëve për tri ditë përballuan një rrethim të hekurt të forcave serbe, të cilat me mijëra trupa dhe makineri të rënda shkrepën mijëra plumba mbi këtë familje, që është simbol i popullit shqiptar.
“Tre breza të Jasharëve, gjatë tri ditëve, u flijuan për çlirimin e vendit, lirinë e popullit, për Republikën dhe për bashkimin tonë, andaj familjes Jashari ne ia kemi borxh të përjetshëm e të pashlyeshëm angazhimin e përditshëm që ta ruajmë e ta mbrojmë shtetin dhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve pa dallim”, ka deklaruar Kurti.
Ai tha se sot Kosova ka ushtrinë e saj, e cila është amanet i Adem Jasharit. Sipas tij, Adem Jashari, shumë kohë para se të binte heroikisht, për vite me radhë në kodrat dhe malet e Drenicës, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, qëndroi, veproi dhe organizoi ilegalisht atë që më pas u shndërrua në kryengritje gjithëpopullore, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja.
“Këtë ushtri që po e avancojmë e shohim edhe si një përmbushje të idealit të luftëtarëve të rreshtave të parë, të cilët ëndërronin për çlirimin dhe punonin për ushtrinë e popullit tonë”, tha Kurti.

Pacolli: Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Serweri për procesin në Hagë: E padrejtë, s’besoj që Thaçi kishte autoritet komandues mbi UÇK-në siç pretendon prokuroria
Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit vazhdon përkrahjen për bizneset, lansohen skema të reja grantesh për ndërmarrjet në Kosovë
Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme
Sondazhe të fabrikuara dhe video të rreme në fushatat zgjedhore, qytetarët të kenë kujdes
Malisheva nënkampione, Llapi në barazh
Kosova humb miqësoren kundër Çekisë
Studentët në Serbi: Nga protestat kundër korrupsionit te narrativat nacionaliste për Kosovën