Prishtinë 6 Mars 2026 13:12
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar orën 13:00 sot për të takuar liderët partiakë për konsultime për datën e zgjedhjeve pasi nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit.
Derisa krerët e partive opozitare shqiptare konfirmuan se do të jenë pjesë e takimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, la të nënkuptonte se s’do t’i përgjigjet ftesës së saj,
I pyetur nga gazetarët në Prekaz, Kurti iu shmang pyetjes nëse do të merrte pjesë në takim. Pikërisht në orën kur Osmani ka thirrur takimin, ai la të nënkuptojë se do të marrë pjesë në një ngjarje në Kuvend.
“Në ora 13:00 e kemi një ekspozitë në hollin e Kuvendit, pastaj në orën 7 të darkës e kemi edhe akademinë përkujtimore”.
Ai tha se për “të gjitha çështjet e politikes ditore” do të flasë në Prishtinë.
Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci, ka thënë se sot rreth mesditës do të kenë një konferencë për media në Prishtinë për të folur rreth vendimit të presidentes a Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Qeveria formon grupin për mbështetjen e apelit të ish-krerëve të UÇK-së
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë