Prishtinë 6 Mars 2026 11:28
Në lidhje me disa pretendime që po qarkullojnë në rrjetet sociale se NATO ka lëshuar raketa nga Kampi Bondsteel apo objekte të lidhura me Kosovën drejt Iranit, NATO ka deklaruar se ky është një pretendim i rremë dhe se e hedh plotësisht poshtë.
Një zyrtar i NATO-s thekson se sekretari i përgjithshëm Mark Rutte ka bërë të qartë se Aleanca nuk është e përfshirë në fushatën aktuale ajrore kundër regjimit iranian.
“Ky pretendim është i rremë dhe ne e hedhim plotësisht poshtë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tashmë ka bërë të qartë se NATO si organizatë nuk është e përfshirë në fushatën aktuale ajrore kundër regjimit iranian. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit