Prishtinë, 4 mars 2026 10:10
Dy qytetarë, njëri në Rahovec e tjetri në Gjakovë, kanë raporutar se kanë hasur në mjete të dyshimta shpërthyese. Njësiti për deminim bëri tërheqjen e tyre.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Rahovec një person raportoi se gjatë pastrimit të oborrit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Rahovec /03.03.2026-08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.
Kurse, në Gjakovë një person raportoi se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara.
“Gjakovë/03.03.2026-09:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetet e dyshuara”, thuhet në njoftim.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021