Mitrovicë, 6 mars 2026 07:33
Në përpjekje për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe për të zgjeruar gamën e trajtimeve për pacientët, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë zgjeruar shërbimet endokrinologjike për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve hormonale.
Sipas njoftimit të spitalit, në kuadër të Repartit të Internos tashmë ofrohen shërbime të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve endokrine nga endokrinologet Dr. Vjollca Selmani dhe Dr. Albiona Dajaku.
Në këtë repart realizohen ekzaminime të detajuara në baza ditore duke përdorur teknologjinë e ultrazërit, me fokus të veçantë në identifikimin e hershëm të ndryshimeve në gjëndrën tiroide dhe monitorimin e vazhdueshëm të pacientëve.
Pas vendosjes së diagnozës, specialistet përcaktojnë hapat terapeutikë dhe ndjekin trajtimin e pacientëve në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore. Përveç trajtimit të problemeve të tiroides, ekipi endokrinologjik merret edhe me menaxhimin e pacientëve me diabet, duke ofruar terapi dhe këshillim të vazhdueshëm.
Po ashtu, sipas nevojës, realizohen edhe konsulta specialistike në repartet e tjera të spitalit për pacientët e shtrirë që paraqesin probleme hormonale, duke siguruar një qasje multidisiplinare në trajtim.
Nga Spitali i Mitrovicës theksohet se angazhimi i specialistëve në këtë fushë synon që pacientët të marrin diagnostikimin dhe trajtimin e nevojshëm brenda institucionit, duke kursyer kohë dhe duke rritur sigurinë në trajtimin e sëmundjeve hormonale.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit