Malishevë, 5 mars 2026 09:02
Komuna e Malishevës po vazhdon angazhimin për të mbështetur familjet në nevojë dhe për të përmirësuar mirëqenien ekonomike të tyre përmes projekteve në sektorin e bujqësisë.
Në këtë kuadër, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka shpallur një thirrje publike për mbështetjen e familjeve në nevojë, në bashkëpunim me organizatën humanitare Qatar Charity.
Ky program synon të fuqizojë ekonomikisht familjet përfituese duke i ndihmuar që të zhvillojnë aktivitete bujqësore dhe të krijojnë burime të qëndrueshme të të ardhurave.
Sipas njoftimit zyrtar, përmes kësaj thirrjeje do të mbështeten disa projekte konkrete, si sigurimi i shoqërive të bletëve me nga tetë koshere, furnizimi me moto-kultivatorë, si dhe inkubatorë për zhvillimin e veprimtarive në shpezëtari.
Të drejtë aplikimi kanë familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Malishevë. Të interesuarit mund të marrin informata shtesë dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë kësaj drejtorie.
Afati për aplikim është hapur më 5 mars dhe do të jetë i vlefshëm deri më 20 mars, në ora 16:00.
Përmes këtij projekti, Komuna e Malishevës synon të krijojë mundësi më të mira për familjet në nevojë, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe në rritjen e aktiviteteve bujqësore në komunë.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit