Moskë, 05 Mars 2026 20:55
Më 10 shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës arrestoi në Arllat të Drenasit një shtetas të Rusisë dhe dy shtetas të Bjellorusisë.
Ata dyshohen për kalim të paautorizuar të kufirit. Për këtë rast ka reaguar edhe zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën. Veprën për të cilën treshja dyshohen, zyrtarja ruse e konsideron të parëndësishme.
Ajo shtoi se Zyra ndërlidhëse ruse në Prishtina ka siguruar qasje te shtetasi rus i arrestuar “dhe po i ofron atij të gjithë mbështetjen e nevojshme”.
Ndërkaq, shtoi se me kërkesë të kolegëve bjellorusë, “Zyra kërkoi leje për një takim personal me qytetarët e burgosur të atij vendi”.
Zakharova tha se Rusia, si shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, “nuk ka kontakte zyrtare me të”.
“Kështu, nuk ka mundësi për një mbrojtje efektive të interesave dhe garantimin e sigurisë së rusëve që mund të gjenden atje dhe të ekspozohen ndaj trajtimit armiqësor dhe/ose të paligjshëm”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo u bëri thirrje shtetasve rusë që të mos vizitojnë Kosovën për faktin se Qeveria e Kosovës, në vitin 2022, “shtrëngoi regjimin e ‘vizave’ për bashkatdhetarët tanë duke anuluar të drejtën e hyrjes” në Kosovë “për mbajtësit e vizave të shumëfishta Schengen. E njëjta gjë vlen edhe për mbajtësit e lejeve të qëndrimit në zonën Schengen”.
“Duke pasur parasysh rreziqet e larta, ne edhe një herë rekomandojmë me këmbëngulje që qytetarët e Rusisë të përmbahen nga vizita në Kosovë dhe të zgjedhin rrugë alternative gjatë planifikimit të udhëtimeve në Rajonin e Ballkanit”, u shpreh zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit