Kamenicë, 4 mars 2026 15:20
Komuna e Kamenicës ka përmbyllur punimet për pastrimin dhe rregullimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Moqare, një hap konkret drejt përmirësimit të gjendjes së ambientit në zonën rurale. Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat bëri të ditur se puna është realizuar sipas planit dhe sipas standardeve të parashikuara.
Në një njoftim zyrtar, autoritetet komunale kanë bërë apel tek banorët dhe përdoruesit e zonës që të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të pa caktuara, veçanërisht pranë lumit. Sipas komunës, veprime të tilla ndikojnë negativisht në mjedis dhe në cilësinë e jetës së komunitetit përreth.
Mbikëqyrje dhe masa ndëshkuese
Komuna ka bërë të ditur se hapësira e deponisë do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme përmes sistemit të kamerave. Çdo rast i hedhjes së mbeturinave në mënyrë të paligjshme do të ndiqet me masa administrative dhe gjoba, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Qëllimi, sipas zyrtarëve, është të promovohen sjelljet e përgjegjshme qytetare dhe të ruhet pastërtia e ambientit natyror.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit