Prishtinë 4 Mars 2026 08:39
Pasi jemi në ditën e pestë të sulmeve SHBA-Izrael mbi Iran, raportohet se 4 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën nga një sulm me dron iranian në Kuvajt.
Washington Post raporton se bëhet fjalë për kapitenin Cody Khork, 35 vjeç, rreshterin Declan Coady, 20 vjeç, rreshteren Nicole Amor, 39 vjeç, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, dhe rreshterin Noah Tietjens, 42 vjeç.
Të katër ishin caktuar në Komandën e 103-të të Mbështetjes, një njësi mbështetëse e rezervës së ushtrisë me seli në Iowa.
Dy ushtarë të tjerë amerikanë të vrarë në sulm nuk janë identifikuar ende.
Këto janë vdekjet e para amerikane në operacionin ushtarak amerikano-izraelit kundër Iranit.
Donald Trump ka thënë se sulmi i madh ndaj Iranit nuk ka filluar ende. Si presidenti amerikan ashtu edhe sekretari i luftës, Pete Hegseth, kanë thënë se ka të ngjarë të ketë më shumë viktima.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro